Gattuso pëson humbjen e parë në La Liga

Futboll

Gattuso pëson humbjen e parë në La Liga

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 19:43
Gattuso pëson humbjen e parë në La Liga

Athletic Bilbao ka marrë fitoren e parë në këtë sezon të La Liga, ndërsa fitoi minimalisht 1-0 ndaj Valencias në “Estadio San Mames”.

Takimi u dominua i gjithi nga skuadra e Gattusos, megjithatë ekipi i teknikut italian nuk mundi të ishte produktiv përpara portës.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për djemtë e Valverde, që ia dolën të gjenin rrugën drejt rrjetës në minutën e 43’ me Berenguer që shënoi pas një asisti nga Vesga.

Pjesa e dytë e ndeshjes ishte edhe më intensive, por përtej këtij fakti asnjëra prej dy skuadrave nuk mundi të shënonte në këto minuta.

Kështu pas raundit të dytë të La Liga, Bilbao merr fitoren e parë dhe shkon në kuotën e katër pikëve në vendin e shtatë të renditjes, teksa Valencia njeh sot humbjen e parë në edicionin 2022-2023 të elitës së futbollist spanjoll, duke qëndruar në vend të nëntë me tre pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat