Pioli: 7-8 ekipe janë për titull

Futboll

Pioli: 7-8 ekipe janë për titull

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 16:57
Pioli: 7-8 ekipe janë për titull

Milani do kërkojë fitoren e dytë në kampionat, këtë herë kundër skuadrës së Atalantës.

Në prag të këtij dueli doli për mediat trajneri Stefano Pioli.

“Sezoni i shkuar na solli besim dhe entuziazëm. Jemi në javën e dytë të kampionatit dhe më pas do të përballemi me një kalendar të ngjeshur, ku do na duhet që të jemi gati për të dhënë më të mirën.

Kam parë shumë nga lojtarët që kam në dispozicion, jam i lumtur që kam alternative të shumta që mund t’u besoj. Në garën për titull këtë vit ka shumë skuadra. Mendoj se janë 7-8 pretendente.

Sa i përket merkatos, kemi dëshirën të bëjmë më të mirën. Nëse do të ketë mundësi në treg, do t’i shfrytëzojmë ato për të përmirësuar skuadrën”, tha Pioli..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat