Sulmuesi shqiptar ndihmon Legian të dalë me pikë nga stadiumi

Futboll

Sulmuesi shqiptar ndihmon Legian të dalë me pikë nga stadiumi

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 12:29
Sulmuesi shqiptar

Ernest Muçi e ka nisur këtë sezon të ri me një fytyrë tjetër nga një edicion më parë.

Sulmuesi shqiptar po kthehet gjithnjë e më tepër vendimtar për Legian e Varshavës, teksa nuk kanë munguar as golat dhe as asistet në këto javë të para të kampionatit.

Ish-futbollisti i Tiranës ka dhënë kontributin e tij edhe mbrëmjen e djeshme, ku dhuroi asistin për Rose-n në minutën e 92-të të takimit.

Muçi pason me kokë dhe topi gjendet më pas te shoku i tij i skuadrës, që e ndal atë në rrjetë për të ngritur peshë stadiumin. Goli i shënuar i dërgon shifrat në 2-2 dhe e nxjerr Legian e Varshavës me një pikë nga fusha e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat