Inter arrin marrëveshjen me rivalët

Futboll

Inter arrin marrëveshjen me rivalët

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 16:22
Inter arrin marrëveshjen me rivalët

Sassuolo mund ta shesë shumë shpejt Giacomo Raspadori-n. Siç ka bërë të ditur calciomercato.it, ditën e premte është zhvilluar një takim i rëndësishëm mes Napoli-t, që e kërkon me ngulm lojtarin, dhe klubit emilian.

Pas largimit të Raspadori-t, Sassuolo do të duhet të investojë patjetër në merkato për të gjetur një sulmues dhe emri në krye të listës është ai i Andrea Pinamonti-t.

Sulmuesi, protagonist i një sezoni shumë të mirë me fanellën e Empoli-t, ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave mes të cilave është edhe Sassuolo.

Gjithmonë sipas Calciomercato.it, Sassuolo ka një marrëveshje në vija të përgjithshme me Inter-in për sulmuesin. Pinamonti ka qenë deri tani në pritje të Atalanta-s, zgjedhja e tij e parë, por duket se i ka humbur durimi dhe është gati të pranojë ofertën e Sassuolo-s.

Bergamaskët nuk janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë se 50 milionë euro për ta marrë. Një shifër kjo që konsiderohet e ulët nga zikaltrit,që kërkojnë të paktën 20 milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat