Milani nuk dorëzohet

Futboll

Milani nuk dorëzohet

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 14:52
Milani nuk dorëzohet

Milani vazhdon të ruajë interesin e vet për sulmuesin e Realit, Marko Asensio. Kuqezinjtë kanë zgjedhur një taktikë ndryshe për spanjollin e Madridit.

Deri më tani kampionët e Italisë nuk kanë dalë me asnjë ofertë konkrete për Asension.

Por siç raportojnë mediat spanjolle, te Milani shpresojnë të afrojnë lojtarin me parametra zero, teksa kontrata e tij me Realin përfundon në vitin 2023.

Këtë fakt është duke shfrytëzuar Milani, i cili sipas “Defensa Central”, po tenton një marrëveshje me agjentin e lojtarit, Mendesh, pas Botërorit në Katar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat