Mertens pranë kalimit në Turqi

Futboll

Mertens pranë kalimit në Turqi

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 16:01
Mertens

Dries Mertnes shumë pranë transferimit në Turqi te Galatasaray. Golashënuesi më i mirë në historinë e Napolit ka preferuar t’u bashkohet gjigantëve turq në këtë fazë të fundit të karrierës së tij, pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët me presidentin de Laurentiis për vijimin e bashkëpunimit.

35-vjeçari zgjodhi transferimin në Stamboll pasi iu plotësuan të gjithë kërkesat që kishte, dhe nuk ishin, në fakt, të pakta.

“Sky Sport” zbulon se paga e lojtarit do të jetë 4 milionë euro në sezon plus bonuset, por në ofertën e Galatasaray-t përfshihen një shtëpi, shofer dhe 30 bileta fluturimi Stamboll – Napoli apo Stamboll Bruksel.

E ç’mund të kërkojë më shumë se 25-vjeçar në kontratën ndoshta të fundit të karrierës?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat