Korenica: Kundërshtari është i fortë në ajër

Futboll

Korenica: Kundërshtari është i fortë në ajër

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 22:24
Korenica

Mesfushori i Ballkanit, Meriton Korenica, ka thënë pas ndeshjes se gabimet e vogla kanë bërë që të pranojnë dy gola.

Ai mendon se fitorja ka qenë e merituar.

“Është një fitore e merituar. Një pakujdesi e vogël bëri të pranojmë dy gola. Kjo na ndihmon që në ndeshjen e radhës të jemi të koncentruar dhe të kualifikohemi tutje”, ka thënë ai pas ndeshjes.

Sipas tij ka qenë një lojë e mirë nga ana Ballkanit.

“Kundërshtari është i fortë në ajër. Një pakujdesi e vogël na kushtoi. Do ta analizojmë ndeshjen në mënyrë që të mos pësojmë gola në ndeshjen e radhës dhe të kalojmë tutje.

Neve na intereson loja jonë.

Në ndeshjen e radhës do të shihet kush do të kualifikohet tutje. Besoj shumë te ekipi jonë dhe besoj që do të kualifikohemi.

Goli jep një motiv shtesë. Unë jap maksimumin çdoherë ta ndihmoi ekipin. E rëndësishme është kualifikohemi”, tha Korenica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat