Ballkanit gati i kushtoi vetëkënaqësia, fiton me rezultat të ngushtë në Conference League

Futboll

Ballkanit gati i kushtoi vetëkënaqësia, fiton me rezultat të ngushtë në Conference League

Nga: Kemajl Goca Më: 4 gusht 2022 Në ora: 20:53
Ballkani

Ballkani i Therandës, kampion i Kosovës, ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Ki Klaksvik nga Ishujt Faroe, në takimin e parë të rrethit të tretë të Conference League në futboll. 

Dukej se do të fitonin me rezultat bindës dhe lehtë, por nuk doli ashtu në fund të takimit.

Ballkani përveç që shënoi tre gola, goditi edhe shtyllën e majtë në minutat e parë të takimit. 

Ballkanit gati sa i kushtoi vetëkënaqësia dhe se rrezikoi fitoren në minutat e fundit, megjithatë triumfuan me rezultat të ngushtë.

Serinë e golave e hapi Nazmi Gripshi, i cili shënoi gol të bukur me kokë pikërisht në minutën e 30-të pas asistimit të shkëlqyeshëm të Dellovës.

Në minutën e 41-të, Meriton Korenica nga rreth 14-15 metra shënon gol të bukur në këndin e epërm të majtë.

Në minutën e 50-të, Albion Rrahmani me një veprim të shpejt, nga rreth 20 metra shënon gol të bukur në këndin e poshtëm të djathtë, 3:0.

Në minutën e 69-të, mbrojtja e Ballkanit e ngathët, ndërsa Pall Klettskard nga afërsia ngushton rezultatin në 3:1.

Futbollisti Klettskard sërish shënon, duke ngushtuar humbje në 3:2 në minutën e 88-të.

Ballkani i kryetrajnerit Ilir Daja nuk ka qenë kurrë më afër play-off-it të Conference League, por nuk do ta ketë lehtë kur kihet parasysh ky rezultat.

Therandasit kanë epërsi të mirë për takimin e kthimit dhe në rast të kualifikimit do të takohen me Shamrock të Republikës së Irlandës apo me Shkupin e Maqedonisë së Veriut..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat