Manchester Utd nuk dorëzohet

Futboll

Manchester Utd nuk dorëzohet

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 12:58
Manchester Utd nuk dorëzohet

Manchester United duket se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Frenkie de Jong.

Klubi anglez thuhet se është duke përgatitur një ofertë të re dhe finale për holandezin, i cili vazhdimisht ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar te Barcelona.

Madje, mungesa e “Djajëve të Kuq” në Ligën e Kampionëve besohet se po e largon ish-mesfushorin e Ajaxit nga mundësia për t’u transferuar në “Old Trafford”.

Sipas “Sport”, Man United po përgatitet të bëjë një ofertë që do ta bënte de Jongun më të paguarin në skuadër.

Sipas mediumit spanjoll, 20 herë kampionët e Anglisë janë gjithashtu të gatshëm të paguajnë 14 milionë funte që katalunasit i detyrohen si paga të shtyra ndaj 25-vjeçarit, e cila besohet të jetë një nga pengesat kryesore që pengon aktualisht largimin e tij.

Frenkie de Jong është i lidhur gjithashtu edhe me një transferim te Chelsea ose Bayern Munichi, mirëpo nuk ka asgjë konkrete.

Reprezentuesi i Holandës u paraqit në ndeshjet para-sezonale të Barcelonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat