Haller do të hyjë në kimioterapi

Futboll

Haller do të hyjë në kimioterapi

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 17:03
Haller do të hyjë në kimioterapi

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Haller do të hyjë në kemioterapi për shkak së u zbulua së tumori i tij ishte malinj

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Sebastien Haller do të këtë kemioterapi pasi ka bërë kontrolle të tjera e ku është zbuluar se tumori i tij në testikuj është malinj.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë u diagnostifikua me kancer në testikuj në fillim të këtij muaji dhe tashmë ka bërë një operim si pjesë e fazës së parë të trajtimit të tij.

28 vjeçari, i cili ju bashkua skuadrës gjermane nga Ajaxi për 34.5 milionë euro këtë verë, do të vazhdojë rikuperimin e tij por do të jetë jashtë për disa muaj.

“Operimi ka shkuar shumë, shumë mirë dhe ai është rrugës së rikthimit të tij”, tha drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl.

“Ai është super mirë dhe pozitiv, si dhe ka dërguar një mesazh për skuadrën; Kryeni punën e juaj, jepni çdogjë. Të jeni të sigurt që kur të kthehem ne të jemi në garë’. Djemtë do ta bëjnë këtë për të”.

Dortmundi lajmëroi më 30 qershor që Haller është diagnostifikuar me një tumor malinj dhe duhet të bëj trajtime tjera.

“Sebastien Haller (28) do të mungojë për Dortmundin për disa muaj. Gjetjet histologjike kanë zbuluar së ai ka një tumor malinj në testikuj”, ka shkruar klubi në një deklaratë në faqen e tyre.

“Haller do të hyjë në tretman të kimioterapisë”.

“Sabastien tani do të marrë trajtimin më të mirë të mundshëm. Mundësitë që ai të shërohet janë shumë të mira. Ne i dëshirojmë atij dhe familjes së tij optimizëm dhe forcë dhe ndjenjat tona do të jenë më ta gjatë kësaj periudhe të vështirë”, ka shtuar Kehl.

“Ne i kemi kërkuar mediave dhe tifozëve që të na kuptojnë që ne nuk do të lëshojmë detale tjera në lidhje me tretmanin për Sebastien Haller pos informatave të dhënë, as sot dhe as në muajt në vazhdim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat