Ky është kundërshtari i radhës i Ballkanit në garat evropiane

Futboll

Ky është kundërshtari i radhës i Ballkanit në garat evropiane

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 00:09
Klaksvik

Ballkani ka mësuar kundërshtarin për raundin e tretë të kualifikimeve të Ligës së Konferencës, ku do të takohen me klubin nga Ishujt Faroe, Klaksvik.

Klaksvik ka mposhtur sot klubin nga Mali i Zi, Sutjeska me rezultatin minimal 1-0, për të kaluar tutje.

Për Klaksvik golin e fitores e shënoi Pall Klettskard në minutën e 66-të.

Ndeshja e parë mes Sutjeska dhe Klaksvik u mbyll me rezultat 0-0.

Në anën tjetër Ballkani avancoi në raundin e tretë pas fitores ndaj La Fioritas me rezultatin e përgjithshëm 10-0.

Ndeshja e parë zhvillohet të enjten në “Fadil Vokrri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat