Tifozët e Inter-it të shqetësuar pas humbjes me Lens

Futboll

Tifozët e Inter-it të shqetësuar pas humbjes me Lens

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 13:09
Tifozët e Inter-it të shqetësuar pas humbjes me Lens

Është e vërtetë që janë ndeshje miqësore, është e vërtetë që nuk ka pasur disa titullarë në fushë, por Inter-i që humbi dje kundër Lens i la tifozët të hutuar për më shumë se një arsye tri javë nga fillimi i kampionatit dhe ka nga ata që kanë filluar të shqetësohen seriozisht për sezonin e ardhshëm.

Nëse mes notave të gëzuara mund të regjistrohet performanca bindëse e Lazaro-s, i cili mund të konfirmohet në formacion si anësor rezervë, frika ka lidhje pak a shumë me të gjitha repartet.

Inter-i u shfaq ende i brishtë në mbrojtje, ku u ndje mungesa e Skriniar (i dëmtuar zyrtarisht), si dhe zhgënjeu Dzeko (pak më mirë Correa), i cili u zëvendësua nga Lukaku vetëm në pjesën e dytë. Inzaghi nuk i bind të gjithë në menaxhimin e belgut dhe edhe zgjedhje të tjera nuk janë  pëlqyer.

Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta: “Kam parë në mënyrë të rastësishme 5 minuta ndeshjen Real Madrid – Barcelona: nëse doni të ktheheni me këmbët në tokë, bëjeni edhe ju. Jemi vite dritë larg”.

Një tjetër ka shkruar: “Dzeeko ish-futbollist nga janari/shkurti tashmë, nuk mbaj mend një rënie kaq të shpejtë të një lojtari, një rast që duhet studiuar”.

Një tifoz tjetër ka shkruar: “Vazhdoj të mendoj se në të majtë na duhet diçka tjetër përveç Gosens… ah sa shumë më mungon Perisic që mund të krijonte rreziqe. Na duhet urgjentisht një tjetër mbrojtës”.

Ka keqardhje edhe për Dybala, i cili ka përfunduar te Roma: “Mbetet keqardhja për Dybala, na duhej si buka sepse na mungon diçka në sulm”, dhe akoma: “Blerja e Gosens rrezikon t’i kushtoj dy kampionate Inter-it”.

Ka befasuar edhe zëvendësimi i Handanovic me Cordaz (që ka pësuar golin në fundin e ndeshjes. Pse Onana nuk luan kurrë?

“Sigurisht, nëse problemi i Onana është se duhet të fitojë përsëri besim në portë pas disa muajsh pushim dhe nuk e lëmë të luajë as në miqësore…”.

Por ka patur edhe një optimist: “Ata që bëjnë gjyqe ose paralajmërojnë dështimin kanë probleme serioze… po shihen gjëra të mira, gjëja e rëndësishme është të mos shpërdorohen qindra raste për ndeshje”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat