Dalin në shitje biletat e ndeshjes Ballkani-La Fiorita

Futboll

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Ballkani-La Fiorita

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 22:03
Dalin në shitje biletat e ndeshjes Ballkani-La Fiorita

Ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e radhës së Ballkanit kundër La Fiorita e cila do të zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për rrethin e dytë kualifikues në Conference League.

Biletat janë duke u shitur fizikisht te sheshi i qytetit në Suharekë dhe te fan shopi i klubit i cili gjendet te Stadiumi i Qytetit – Suharekë.

Në VIP bileta është 10 euro, nëperëndim pesë euro, kurse në lindje tri euro.

Ndeshja e parë e zhvilluar në San Marino përfundoi me fitore 0:4 të Ballkanit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat