Kosovare Asllani në festë, Suedia në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Futboll

Kosovare Asllani në festë, Suedia në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Nga: K. Goca Më: 22 korrik 2022 Në ora: 23:20
Kosovare Asllani në festë

Futbollistja Linda Sembrant shënoi për fitoren e madhe të Suedisë dhe të kualifikimit në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Angli.

Një fitore dramatike pikërisht në minutën e 92-të, me rezultat 1:0 ndaj Belgjikës.

Në minutën e 90+2, Sembrant godet me dinakëri duke i dhënë nokautin belgeve. 

Por goli i Sembrant është i artë, ndërsa Suedia tani do të përballet me Anglinë në Sheffield të martën e ardhshme (20:00) për një vend në finale.

Kapitenja Kosovare Asllani u paraqit titullare duke dhënë maksimumin për fitoren e madhe të suedezeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat