Batuta e Sarrit: Mos e dëgjoni kurrë Hysajn

Futboll

Batuta e Sarrit: Mos e dëgjoni kurrë Hysajn

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 19:58
Batuta e Sarrit: Mos e dëgjoni kurrë Hysajn

Elseid Hysaj ka folur për kanalet e klubit të Lacios pas ndeshjes së tretë miqësore kundër Triestinas.

Mbrojtësi shqiptar është ndalur edhe te prurjet e reja në skuadër, ku disa prej tyre janë mbrojtës.

Shkodrani zbuloi më parë se u mësonte  mekanizmat e mbrojtjes, por tregon edhe batutën e Sarrit nga stërvitja, që u kërkon lojtarëve të rinj të mos e dëgjojnë kurrë Hysajn.

“Po, ne flasim herë pas here, por siç thotë gjithmonë trajneri:

“Mos e dëgjo kurrë Hysajn”. Edhe pse kam dhjetë vjet që punoj me të (qesh). Por ata shpejt e kuptojnë se çfarë kërkon trajneri edhe në stërvitje”, ka thënë Elseid Hysaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat