Shkoi tre herë në Iran, Xavi-t i ndalohet hyrja në SHBA

Futboll

Shkoi tre herë në Iran, Xavi-t i ndalohet hyrja në SHBA

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 16:36
Shkoi tre herë në Iran, Xavi-t i ndalohet hyrja në SHBA

Xavi nuk ishte në gjendje të fluturonte me ekipin e tij në Shtetet e Bashkuara për shkak të vizës dhe kështu vëllai i tij Oscar do të jetë në krye të stolit në ndeshjen kundër Inter Miami.

Trajneri katalanas po përballet me një problem burokratik që po ndikon në turneun e Barcelonës në SHBA. Në fakt, trajneri nuk ka mundur të udhëtojë me skuadrën për shkak të një problemi me vizën.

Xavi është përpjekur të zgjidhë situatën e krijuar që nga fundjava e kaluar, por për momentin nuk ia ka dalë ende. Në fakt, viza e tij nuk u miratua në Shtetet e Bashkuara, gjë që i mohoi hyrjen në vend sepse, kur ishte lojtar i Al Sadd-it, ai shkoi tre herë në Iran, një shtet i konsideruar armik nga SHBA.

Spanjolli padyshim që nuk do mundet të drejtojë Barcelonën në ndeshjen e parë miqësore në Amerikë me Inter Miami, por shpresa e tij dhe e klubit blaugrana është se gjithçka mund të zgjidhet së shpejti.

Në krye të skuadrës stërvitore këto ditë ka qenë vëllai i tij Oscar, ndër të tjera ai do të jetë personi që do të ulet në stol kundër Inter Miamit.

Ndërkohë pas kësaj miqësoreje, Barça ka para edhe ato ndaj Madridit, Juventusit dhe Neë York Red Bulls, kohë në të cilën Xavi shpreson se do të ketë shkuar në Amerikë për të drejtuar skuadrën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat