Situata e komplikuar financiare e Barcelonës

Futboll

Situata e komplikuar financiare e Barcelonës

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 13:43
Situata e komplikuar financiare e Barcelonës

Situata e komplikuar financiare e Barcelonës e ka detyruar klubin që t’i shesë përqindjet e disa prej pronave të tij për të arritur që të fitojë para të mjaftueshme për t’i përmbushur kriteret e LaLigas dhe që të marrë lojtarë të rinj këtë verë.

Gjiganti katalunas i ka shitur 10% të të drejtave televizive për 25 vjetët e ardhshëm, i ka shitur 49% të kompanisë së saj të shitjeve me pakicë.

Sipas mediumit spanjoll “Cope”, është e gatshme t’i shesë për 200 milionë euro edhe “Barça Studios”, më saktësisht platformën digjitale të abonuesve të klubit “Blaugrana”.”.

Me këto para, gjiganti katalunas do të ishte i sigurt për t’i paguar rrogat e përforcimeve të fundit si Lewandowski, Kessie, Christensen, Raphinha dhe përforcimet e reja që do të arrijnë këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat