Cavani pranë transferimit në La Liga

Futboll

Cavani pranë transferimit në La Liga

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 11:46
Cavani

Edinson Cavani është shumë pranë transferimit në La Liga.

Sipas mediave spanjolle, sulmuesi uruguajan ka arritur marrëveshjen me ekipin e Vijarealit.

35-vjeçari ndodhet aktualisht pa skuadër pas ndërprerjes në mënyrë konsensuale të kontratës së tij me Mançester Junajtid.

Në Spanjë bëjnë të ditur se uruguajani është duke kërkuar shtëpi në Vijareal për të nisur një aventurë të re në karrierën e tij.

Më parë, 35-vjeçari ka mbajtur veshur edhe fanellat e Danubio, Palermo, Napoli dhe PSG.

Në sezonin e fundit me fanellën e Mançester Junajtid në Premier Ligë, Edinson Kavani u aktivizua gjithsej në 15 ndeshje duke shënuar 2 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 1 asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat