Lewandowski mbledh sendet dhe i jep lamtumirën Bayernit

Futboll

Lewandowski mbledh sendet dhe i jep lamtumirën Bayernit

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 11:28
Lewandowski mbledh sendet

Bisedimet mes Barcelonës dhe Bayern Munich për Robert Lewandowksin duket se janë në rrugë të mbarë.

Së fundmi nga mediet spanjolle dhe gjermane është raportuar se dy klubet kanë nisur punën për këtë lëvizje, ndonëse kampionët e Gjermanisë nuk e dëshironin largimin e polakut, janë të detyruar ta pranojnë, përndryshe rrezikojnë ta humbasin me parametra zero.

Dhe tashmë në një kohë kur katalanasit i kanë ofruar 50 milionë euro për kartonin e 33-vjeçarit, shifra që bavarezët kishin kërkuar për kartonin e Lewandowskit, puna për transferimin ka nisur.

Sipas raportimeve nga mediet gjermane Robert Lewandowski doli sot në stërvitjen e fundit në Sabener.

Përpara se të fillonte stërvitja trajneri Nagelsmann foli përpara skuadrës dhe pas tij foli edhe polaku, që u shoqërua nga një duartrokitje e gjatë.

Më herët sulmuesi mblodhi të gjitha sendet e tij nga dollapi në dhomat e zhveshjes së Bayern Munich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat