Laporta mohon!

Futboll

Laporta mohon!

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 16:41
Laporta mohon!

Marrëveshja e Robert Lewandowskit duket se po i afrohet nje akordi dhe nje fundi te lumtur per sulmuesin polak qe ka nisur stervitjet me Bayern por qe duket totalisht jo entuziast dhe pozitiv… Oferta e re zyrtare e Barcelonës pritet të dorëzohet, të gjitha palët janë në kontakt të drejtpërdrejtë tani duke përfshirë agjentin e tij Zahavi për të arritur marrëveshje të plotë.

Lewandowski insistoi me Bayernin në 24 orët e fundit që t’i bashkohej Barçës sa më shpejt që të ishte e mundur. Fazat kryesore te nje akordi. Gjate prezantimit te Raphinha, presidenti i Barçës, Laporta, sot ishte shumë i kujdesshëm me fjalët e tij për Robert Lewandowski:

“FC Bayern nuk i është përgjigjur ende propozimit tonë, por nuk do të them më shumë – më vjen shumë keq”.  Marrëveshja Lewandowski, duke përparuar në fazat përfundimtare me të gjitha palët në kontakt të drejtpërdrejtë sot. Ajo pritet te jete 50 mln euro pjese fikse dhe 8 bonuse.

Drejtori i Barcelones, sakaq, Mateu Alemany ka sqaruar mbi Demebele: “Ne kemi përfshirë klauzolën e lirimit prej 100 milionë euro në kontratën e Ousmane Dembélé”. “Koundé te Barça? Nuk do të komentoj për lojtarët e tjerë – ne po punojmë për mundësitë dhe do të ndjekim planin e Xavit. Duhet durim”.

Drejtori i Barcelonës, Mateu Alemany për marrëveshjen e de Jong: “Frenkie është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe ne llogarisim tek ai. Por ne e dimë se Fair Play i La Ligës na thotë të shesim lojtarë”.  “Nuk mund të them më shumë [për marrëveshjen e Frenkie dhe Man Utd]”, shtoi Alemany.

Marrëveshja me Frenkie de Jong duket e trazuar, presidenti i Barçës Laporta thotë: “Nuk është e vërtetë që jemi të detyruar të shesim Frenkie de Jong, kjo nuk është e saktë”. “Udhëtimi i Frenkie në Shtetet e Bashkuara do të vendoset nga Xavi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat