Vidal: Ëndrra u bë realitet!

Futboll

Vidal: Ëndrra u bë realitet!

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 11:54
Vidal: Ëndrra u bë realitet!

Tashmë është zyrtare, Arturo Vidal do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij!

Mesfushori kilian transferohet te skuadra e Flamengos në Brazil duke lënë Interin pas dy sezonesh, ku me zikaltërit fitoi kampionatin, Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë.

32-vjeçari vesh fanellën kuqezi teksa ka firmosur një kontratë për 18-muaj me ekipin e njohur nga Rio De Zhaneiro.

Vidal lë kështu kontinentin e vjetër pas eksperiencave të ndryshme me Bajer Levekuzenin, Juventusin, Bajernin e Mynihut, Barcelonën dhe Interin.

Me skuadrën zikaltër në sezonin e fundit në Serinë A, kiliani u aktivizua gjithsej në 28 ndeshje ku arriti të shënonte 1 gol dhe të dhuronte gjithashtu edhe 1 asist.

Nëpërmjet profilit të tij të rrjetit social “Instagram”, Arturo Vidal postoi një foto gjatë prezantimit në stadium duke shkruajtur se është një ëndërr e bërë realitet: “Sot bëhet realitet një ëndërr që kam pasur gjithë jetën!”, shkroi Vidal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat