Newcastle “tundon” skuadrën baske

Futboll

Newcastle “tundon” skuadrën baske

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 11:43
Newcastle “tundon” skuadrën baske

Newcastle nuk di të ndalet në merkato. Pasi i shpëtoi rënies sezonin e kaluar, klubi anglez ka dalë në “sipërfaqe” dhe po projekton një skuadër konkurruese për kupat e Europës.

“Qymyrxhinjtë” i kanë idetë e qarta për lojtarët që duan dhe tani “fiksimi” radhës është sulmuesi i Real Sociedad, Alexander Isak. Suedezi luan në La Liga prej tre sezonesh dhe me “baskët” numëron 130 ndeshje dhe 43 gola në total, numra bindës për të bërë një hap të rëndësishëm në karrierë.

Ish-i i Dortmund është në bisedime me anglezët dhe 22-vjeçari është dakord me kushtet financiare të ofruara, ndërsa Newcastle tani pritet të gjejë gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit spanjoll.

Nëse gjithçka mbyllet me sukses, Isak do të bëhet blerja më e shtrenjtë, plot 40 milionë paund, në historinë e Newcastle dhe do të merrte statusin e një lideri në ekip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat