Monza po përgatit një super mesfushë

Futboll

Monza po përgatit një super mesfushë

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 10:47
Gonzalo Vijar

Monza e Silvio Berluskonit duket se po i zgjedh me kujdes përforcimet në këtë merkato, ku prioritet i është dhënë më së shumti mesfushës.

Pas afrimeve të Mateo Pesinës dhe Stefano Sensit, klubi italian duket pranë akordit me Romën për mesfushorin spanjoll, Gonzalo Vijar.

Sipas raportimeve nga “Sky Sports”, takimet mes dy klubeve në orët e fundit kanë rezultuar të suksesshme, me Monzën dhe Romën që kanë rënë dakord për transferimin e 24-vjeçarit në një marrëveshje huazimi me obligim blerje nëse i shpëtojnë rënies nga kategoria në këtë sezon.

Vijar do të nisë kështu një aventurë të re në serinë A, ku do të përpiqet të përsërisë formën e treguar në drejtimin e Paolo Fonsekës te Roma, të cilën e humbi në sezonin e shkuar ku në stolin e kryeqytetasve u vendos Zhoze Murinjo, i cili në gjysën e dytë të sezonit të shkuar e dërgoi mesfushorin te Getafe në huazim për të pasur minutazhin e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat