Ballkani eliminohet pas 120 minutave, Zhalgiris shkon më tej

Futboll

Ballkani eliminohet pas 120 minutave, Zhalgiris shkon më tej

Nga: K. Goca Më: 12 korrik 2022 Në ora: 20:42
Momenti i golit

Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, eliminohet pas 120 minutave nga garat kualifikuese të Champions League në futboll.

Therandasve iu kushtoi shtrenjtë barazimi (1:1) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa sonte pësoi humbje me 1:0 nga Zhalgirisi. 

Ndeshja mes Zhalgirisit dhe Ballkanit, përfundoi baras (0:0) në kohën e rregull, ndërsa vazhdimet dy herë nga pesë minuta ishin të kobshme për Ballkanin. 

Në minutën e 6-të, portieri Stivi Frashëri la treguar vlerat e tij, me dy pritje të njëpasnjëshme, ne rastin e dytë mbi vijën fatale.

Rastin më të mirë Ballkani e pati në minutën e 34-të, por kur nuk e do nuk e do. Krasniqi vetëm me portier por gjuan drejt në këmbët e tij.

Në minutën e 70-të, Frashëri shpëton portën e tij, pret gjuajtjen e  Mamiqit.

Në minutën e 80-të, Jarusevicius pati rast të mirë por Frashëri nuk befasohet.

Në minutën e 97-të, Mathias Oyewusi kaloi portierin Frashëri, futet në 16-sh dhe shënoi gol nga një pozitë e vështirë, topi pothuajse kaloi përmes dy lojtarëve të Ballkanit dhe asnjëri nuk arriti të shmang golin.

Ballkani eliminohet e Zhalgiris vazhdon më tej. Ballkani tani do të garojë në rrethin e dytë të kualifikueseve në Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat