Tifozët e Partizanit janë gati për sfidën e kthimit

Futboll

Tifozët e Partizanit janë gati për sfidën e kthimit

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 12:03
Tifozët e Partizanit janë gati për sfidën e kthimit

Të enjten e ardhshme, më datë 14 korrik, në orën 20:00, Partizani zhvillon ndeshjen e kthimit ndaj Saburtalos për raundin e parë të Ligës së Konferencës.

Kjo sfidë do të luhet në stadiumin më modern në vendin tonë, “Air Albania”.

Kjo është hera e parë që Partizani zhvillon një ndeshje të kompeticioneve europiane në këtë stadium.

Përveç fitores, ky fakt është bërë një shtysë që tifozët të nisin menjëherë organizimet në rrjetet sociale për të qenë sa më të shumtë në stadium në atë ndeshje.

Prania e sa më e shumtë e tifozëve në stadium do të ishte edhe një ndihmë e konsiderueshme ekonomike për klubin. Në ditët në vijim Partizani pritet të publikojë detajet mbi biletat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat