Futbollisti ishte kthyer në objektivin kryesor

Futboll

Futbollisti ishte kthyer në objektivin kryesor

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 19:52
Futbollisti ishte kthyer në objektivin kryesor

Me sa duket ka marrë fund ëndrra e Milanit për të afruar në radhët e tij mesfushorin portugez Renato Sançez.

Futbollisti ishte kthyer në objektivin kryesor të merkatos së verës për klubin që ndiqte me interes dhe kishte gjetur edhe akordin me Lilën për transferimin e tij. Por në çdo transferim ndikon kryesisht dëshira e futbollistit dhe ai vetë me sa duket nuk dëshiron të shkojë në Milano.

Konfirmimi vjen edhe nga Portugalia, ku burime pranë lojtarit kanë treguar për “Record” se futbollisti ka refuzuar çdo lloj oferte pasi pret atë që do të mbërrijë nga PSG. Lojtari mendohej se do të transferohej te Milani, por ngjarjet e fundit te PSG kanë ndryshuar plotësisht skenarin.

Luis Kampos ishte ai që e afroi te Lilë dhe fakti që ai ka kaluar te PSG, ka shtyrë Sançez që të presë parisienët.

Për më tepër, ai ka luajtur nën urdhrat e trajnerit Galtie dhe kërkon që të vihet përsëri në dispozicion të tij pasi njeh teknikun. Kështu, e ardhmja e portugezit duket se do të jetë në Paris dhe jo në Milano, ku Maldini ka nisur kërkimin për një tjetër mesfushor qendre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat