Llapi befason me çmimet e biletave kundër Buduçnostit 

Futboll

Llapi befason me çmimet e biletave kundër Buduçnostit 

Nga: K.G.. Më: 8 korrik 2022 Në ora: 18:57
Llapi

Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi i Podujevës, ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen e kthimit me Buduçnostin e Podgoricës.
Çmimet janë shumë të arsyeshme për xhepin e tifozëve. 

Mbrëmë është zhvilluar ndeshja e parë e rrethit të parë të kualifikueseve për Conference League në futboll, Buduçnosti ka fituar me rezultat 2:0. 

“Kryesia e klubit në krye me presidentin z. Beqir Batatina merr vendim që në ndeshjen kthyese më 14 korrik në Stadiumi “Fadil Vokrri”, KF Llapi – Buduçnosti i Podgoricës, të ketë bileta me çmime solide vetëm që stadiumi të jetë i stërmbushur ndaj atyre që treguan urrejtje jo vetëm ndaj nesh por ndaj gjithë kombit shqiptar në ndeshjen e parë të zhvilluar mbrëmë në Podgoricë.

Çmimet e biletave do jenë si në vijim:

Sektori Veri - Çmimi i biletës: 1 Euro
Sektori Lindje - Çmimi i biletës: 2 Euro
Sektori Perëndim - Çmimi i biletës: 3 Euro
Sektori VIP - Çmimi i biletës: 5 Euro

Bileta do ketë mjaftueshëm në pikat kryesore në qytetin e Podujevës, në shesh të qytetit tonë dhe sheshet e Prishtinës, afër Stadiumit “Fadil Vokrri” dhe çdo vend ku ka kërkesa nga tifozët tanë dhe gjithë tifozët e kombit shqiptar.
Bashkimi bënë fuqinë. Përpara Llapi”
, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat