Dede rikthehet që të drejtojë një ekip të kryeqytetit

Futboll

Dede rikthehet që të drejtojë një ekip të kryeqytetit

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 18:54
Dede rikthehet që të drejtojë një ekip të kryeqytetit

Nevil Dede do të rikthehet që të drejtojë një ekip të kryeqytetit.

Këtë herë nuk bëhet fjalë për Tiranën, pasi bardheblutë arritën të fitonin titullin kampion dhe pozita e Orges Shehit nuk mund të ishte kurrsesi e diskutueshme.

Sipas asaj që raporton “Supersport”, te Dinamo kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Deden.

Ky i fundit arriti që të ngrinte Erzenin në Superiore gjatë sezonit të shkuar.

Për më tepër që duke parë rivalitetin e madh dhe emrat e luksit që do të Kategoria e Parë, kërkohet me patjetër një trajner me eksperiencë për t’ia dalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat