Ish trajneri i famshëm i Prishtinës: Jam gjysmë i vdekur!

Futboll

Ish trajneri i famshëm i Prishtinës: Jam gjysmë i vdekur!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 qershor 2022 Në ora: 20:10
Ish trajneri i famshëm i Prishtinës: Jam gjysmë i vdekur!

Ish trajneri i famshëm i klubit të futbollit Prishtina në vitin 1985, kroati Miroslav Çiro Blazheviq, ka komentuar fitoren e madhe të Kroacisë kundër Francës (1:0) në Ligën e Kombeve në “Stade de France”. 

Por para kësaj, ai u kthye në shëndetin e tij dhe sëmundjen e rëndë (me kancerin) me të cilën po lufton tash e një kohë.

“Djalë, po zihem, por nuk po funksionoi. Jam gjysmë i vdekur”,  ka thënë Bllazheviq për “Sportklub”.

Pastaj u kthye në takimin Francë – Kroaci. “Mënyra se si kontrollonim gjithçka në fushë ishte mbresëlënëse.

Kam parë fëmijë që rriten brenda natës, të rinj, dhe duken si rutinë. Edhe një herë ky gjeni Modriç na bën ta admirojmë. Gjithë lavdërimet për përzgjedhësin”, tha mes të tjera Bllazheviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat