Daja: Do të bëjmë përpjekje maksimale kundër Zhalgirisit

Futboll

Daja: Do të bëjmë përpjekje maksimale kundër Zhalgirisit

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 18:35
Daja: Do të bëjmë përpjekje maksimale kundër Zhalgirisit

Ballkani i Therandës e ka të njohur për rrethin e parë të kualifikuese në Champions, tani vetëm i mbetet të përgatitet sa më mirë. 

Kampioni i Kosovës përballet me skuadrën e futbollit Zhalgiris nga Lituania.

Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja, tha se duhet respektuar rivalin.

“Ne jemi përgatitur që përpara hedhjes së shortit se çdo kundërshtarë që do të na caktonte shorti ishte i fortë sepse ata ishin në vazon e favoriteve, jo vetëm nga cilësia por edhe eksperienca në pjesëmarrjen në kompeticionet europiane.

Një nga këto është edhe Zhalgiris 9 herë fitues i kampionatit dhe 13 herë fitues i Kupës në Lituani. 

Duke e respektuar kundërshtarin ne do të bëjmë përpjekjet maksimale që të marrim më të mirën e mundshme nga ndeshja e parë qe zhvillohet në Kosovë”, tha Daja për faqen e klubit të Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat