Po zhvillohet faza e fundit e licencimit të grupit të dytë të gjyqtarëve për VAR 

Futboll

Po zhvillohet faza e fundit e licencimit të grupit të dytë të gjyqtarëve për VAR 

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 18:14
Po zhvillohet faza e fundit e licencimit të grupit të dytë të gjyqtarëve për VAR 

Në Kampin Nacional në Hajvali, është duke u zhvilluar faza e fundit e licencimit të grupit të dytë të gjyqtarëve në teknologjinë VAR.

Për dallim nga faza e parë ku i gjithë trajnimi ishte teori dhe përdorimi i simulatorit, kjo fazë parasheh praktikën në fushën e lojës me situata reale që ndodhin gjatë ndeshjes.

Në trajnim po marrin pjesë mbi 30 gjyqtarë, ndërsa kjo fazë po zhvillohet në kuadër të “play-off-it nacional” të grupmoshave të reja.

VAR-i filloi të zbatohet në Kosovë vitin e kaluar dhe rezultoi si projekt shumë i suksesshëm në BKT Superligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat