Sadiki prezantohet te klubi i tij i ri

Futboll

Sadiki prezantohet te klubi i tij i ri

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 18:06
Sadiki prezantohet te klubi i tij i ri

Open-TV shkruan se Nehar Sadiki është larguar nga futbolli i Maqedonisë së Veriut për të vazhduar karrierën e tij në kampionatin elitar të Shqipërisë. Sadiki ishte pjesë e Borecit nga Velesi, por pas përfundimit të sezonit futbollistik u largua si lojtar i lirë.

24-vjeçari sot është prezatuar te KF Egnatia, e cila e ka bërë të ditur lajmin në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook.

Ai ka firmosur kontratë 1-vjecare me mundësi vazhdimi edhe një vit tjetër.

“Mirë se vjen Nehar Sadiki. Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të firmosi me qendërmbrojtësin Nehar Sadiki, cili vjen pas një aventure tek Borec Veles në Maqedoni. Sadiki pasi ka kryer vizitat mjekësore ka firmosur kontratën në prani të presidentit Agim Demrozi”, thuhet në njoftimin e klubit.

Futbollisti i lindur në Çerkez të Kumanovës ka luajtur prej shumë vitesh në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Karrierën e ka nisur te Milano, për të vazhduar te Rabotnicki, Euromilk, Renova, Hamrun (Malta), ndërsa ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave nga U17 deri në U21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat