Zyrtarizohet në klubin që u bë i famshëm nga Materazzi

Futboll

Zyrtarizohet në klubin që u bë i famshëm nga Materazzi

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 11:39
Zyrtarizohet në klubin që u bë i famshëm nga Materazzi

Thomas Brdariç ka zgjidhur enigmat për të ardhmen e tij. Ish-trajneri i Vllaznisë është prezantuar sot në klubin e tij të ri, duke çuditur në fakt me zgjedhjen që ka bërë.

Ai pritej të firmoste në kategorinë e katërt në Gjermani, por në fakt është prezantuar si trajner në Indi.

Brdariç është prezantuar sot zyrtarisht si trajneri i ri i klubit të Çenaijin FC, që luan në Superligën Indiane.

Një klub i cili ka pak vite që është krijuar dhe mori famë nga fakti se trajneri i parë i saj në vitet 2014-2016, ishte italiani Marko Materaci, i cili edhe luante në radhët e këtij klubi.

Asokohe, falë edhe kontributit të lojtarëve si Alesandro Nesta që luajti një edicion nën urdhrat e ish-shokut të skuadrës te Italia, Çenajin u shpall kampione në vitin 2015. Më pas, skuadra fitoi titullin edhe në vitin 2018, por që atëherë nuk ka arritur të përsëritë më suksesin.

Tani, Brdariç do të ketë mundësinë të tentojë përsëri një sukses të tillë, në një kampionat i cili padyshim vlerësohet ende si në zhvillim dhe është ndër inferiorët e Azisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat