Ballkani anulon miqësoren e sotme në Strugë

Futboll

Ballkani anulon miqësoren e sotme në Strugë

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 15:16
Ballkani anulon miqësoren e sotme në Strugë

Ballkani kishte aranzhuar një miqësore në Strugë për ditën e sotme. 

Megjithatë, klubi nga Suhareka njofton se miqësorja ndaj Karaormanit e pritur të fillonte në ora 17:30, nuk do të zhvillohet,.

Anulimi i miqësores ka ardhur për arsye të kushteve të papërshtatshme armosferike.

"Për shkaqe atmosferike është anuluar ndeshja miqësore kundër KF Karaormanit e cila do të zhvillohej sot në ora 17:30 .

Ndërkohë ekipi ynë stërvitjen e pasditës do ta zhvillojë në palestër", njofton Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat