Vidal drejt transferimit te klubi i njohur brazilian

Futboll

Vidal drejt transferimit te klubi i njohur brazilian

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 17:39
Vidal drejt transferimit te klubi i njohur brazilian

Arturo Vidal raportohet se është afër largimit nga Interi.

Mesfushori kilian pritet që të transferohet te klubi nga Rio de Janeiro, Flamengo.

“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar se Vidal është tashmë në bisedime me klubin brazilian.

Sipas mediumit italian, 35-vjeçari është duke diskutuar rreth një kontrate dy-vjeçare.

Ish-mesfushori i Barcelonës është pjesë e Interit që nga viti 2020.

Kontrata e tij me “Nerazzurrët” skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat