Pas ndarjes me gruan, tani as Barcelona nuk e do

Futboll

Pas ndarjes me gruan, tani as Barcelona nuk e do

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 16:20
Pas ndarjes me gruan, tani as Barcelona nuk e do

Telashet nuk kanë fund për Piquen, pas ndarjes nga Shakira edhe Barcelona kërkon largimin e tij!

Gerard Pique duket se po kalon një nga moment të vështirë ku pas ndarjes nga këngëtarja Shakira për shkak të një tradhtie të aluduar nga ana mbrojtësi që bëri xhiron e rrjetit, tani duket se spanjolli është pranë largimit edhe nga Barcelona.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, katalanasit qe janë në vështirësi ekonomike po mundohen të shkurtojnë shpenzimet në klub dhe situate e kontratës së Piques mund të konsiderohet si një prej tyre.

Futbollisti ka ende 2 vite në kontratën me klubin ku paga e tij prej 5.8 milionë eurosh duket se i ka vendosur në vështirësi katalanasit që kanë vendosur ta lënë të lirë nëse vjen një ofertë e përshtatshme.

Destinacioni i mundshëm i Pikesë mund të jetë ende brenda Spanjës, por nuk përjashtohet dhe një aventurë e re jashtë Europës në MLS-në Amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat