Ramadani: Jam lojtar i Llapit, nuk kam marrëveshje me Gjilanin

Futboll

Ramadani: Jam lojtar i Llapit, nuk kam marrëveshje me Gjilanin

Më: 28 maj 2022 Në ora: 11:57
Ramadani: Jam lojtar i Llapit, nuk kam marrëveshje me Gjilanin

Mesfushori i Llapit, Arbnor Ramadani ka qenë lojtari kryesor në triumfin e skuadrës së Tahir Batatinës në finalen e Kupës së Kosovës duke shënuar golin e fitores, shkruan Gazeta Enigma. Për mesfushorin nga Kamenica kanë shprehur interesim disa skuadra të njohura nga Kosova.

Sot mediat në Kosovë kanë raportuar për interesimin e SC Gjilanit për Ramadanin.

Por është vet futbollisti i Llapit që ka mohur një gjë të tillë duke thënë se nuk ka biseduar me askënd dhe do ta respektoj kontratën me skuadrën e tij.

Ai ka bërë të ditur se asnjë drejtues i Gjilanit nuk e ka kontaktuar atë për një transferim të mundshëm te kjo skuadër.

“Asnjë drejtues i Gjilanit nuk më ka kontaktuar dhe nuk kam biseduar me askënd. Unë kam kontratë me Llapin ende dhe do ta respektoj deri në fund atë, pasi që kemi edhe ndeshjet e Evropës për t’i zhvilluar të cilat janë shumë me rëndësi për klubin”, ka thënë Ramadani për Kanal 10.

27-vjeçari ka thënë se dëshiron ta shijoj të tashmen.

“Nuk mund të flas për të ardhmen, pasi që jemi në të tashmen dhe për momentin vetëm dua ta shijoj këtë sukses me Llapin”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat