I dha fund aventurës me Juventusin, Dybala flet për të ardhmen e tij

Futboll

I dha fund aventurës me Juventusin, Dybala flet për të ardhmen e tij

Më: 24 maj 2022 Në ora: 09:14
I dha fund aventurës me Juventusin, Dybala flet për të ardhmen e tij

Paulo Dybala vazhdon të lidhet fuqishëm me Interin pasi i dha fund aventurës së tij me Juventusin, por ai ka insistuar se edhe më tutje nuk ka marr vendimin final për të ardhmen e tij.

Argjentinasit i përfundon kontrata në muajin e ardhshëm duke u bërë lojtar i lirë dhe për shërbimet e tij interesim kanë shprehur edhe Roma, Arsenali, PSG dhe Tottenhami.

Së fundi ai ishte prezent në qytetin e Milanon në një event humanitar të organizuar nga Samuel Eto’o dhe foli për të ardhmen e tij.

“Nuk preferoj sot që të flas për të ardhmen time për shkak se ende nuk kam vendosur asgjë. Do të bëjë më të mirën për veten time”, tha Dybala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat