Evertoni thyen rregullat në Premier Ligë, Leeds dhe Burnley kërcënojnë të ndërmarrin veprime ligjore

Futboll

Evertoni thyen rregullat në Premier Ligë, Leeds dhe Burnley kërcënojnë të ndërmarrin veprime ligjore

Më: 21 maj 2022 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Skuadra e Burnleyt, së bashku me Leeds United, po kërcënojnë të ndërmarrin veprime ligjore kundër Premier Ligës dhe Evertonit, pasi që të dy klubet besojnë se Evertoni ka shkelur seriozisht rregullat financiare.

Një letër u dërgua javën e kaluar nga Burnley dhe Leeds, duke theksuar se ata kanë të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore kundër Evertonit dhe Premier Ligës.

Po ashtu, Leeds e Burnley kërkuan detaje nga çdo veprim apo hetim që liga ka filluar, pasi Evertoni regjistroi një humbje totale prej 439 milionë eurosh gjatë tre viteve të fundit.

Aktualisht, rregullat e fitimit dhe qëndrueshmërisë financiare të ligës i lejojnë klubet të kenë një total prej 124 milionë eurosh humbje gjatë një periudhe trevjeçare ose të përballen me sanksione të cilat mund të përfshijnë zbritje të pikëve për çdo shkelje serioze.

Humbjet si rezultat i pandemisë Covid-19 mund të fshihen, por si Burnley ashtu edhe Leeds argumentojnë se raportet e mediave dhe dosjet e Companies House tregojnë se humbjet e lidhura me Covid-in nga Everton janë më shumë se trefishi i klubeve të një niveli të ngjashëm.

Evertoni njoftoi në mars se 200 milionë euro kishte humbje ishin për shkak të ndikimit financiar të pandemisë Covid, por kjo shifër ishte shumë më tepër se klubet e tjera brenda ligës, ku Aston Villa deklaroi humbje prej 66 milionë eurosh për shkak të pandemisë dhe Newcastle tha se ata humbën gjithsej 47 milionë eurosh.

Mbetet të shihet se çfarë veprimesh do të ndërmerren në lidhje me këtë çështje, por kjo nuk është diçka për të cilën tifozët e Everton do të donin të shqetësoheshin veçanërisht pasi klubi punoi aq shumë për të arritur mbijetesën në Premier Ligë këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat