Ish-klubi i Altin Rrakllit do të përfitojë 7 milionë euro nga shitja e Adeyemit

Futboll

Ish-klubi i Altin Rrakllit do të përfitojë 7 milionë euro nga shitja e Adeyemit

Më: 10 maj 2022 Në ora: 22:25
Ish-klubi i Altin Rrakllit do të përfitojë 7 milionë euro nga shitja e Adeyemit

Transferimi i Karim Adeyemit nga Red Bull Salzburgu te Borussia e Dortmundit nuk ka bërë të lumtur vetëm talentin gjeman dhe dy skuadrat si pjesë e marrëveshjes. Unterhaching, ekip që aktualisht luan në Ligën Rajonale të Bayernit (në të kaluarën pjesë e kësaj skuadre ka qenë ish-sulmuesi kuqezi, Altin Rralli), është në festë për këtë transferim.

Ku klub, i vendosur në periferi të Mynihut, besonte te Adeyemi që kur ishte në moshën 10-vjeçare.

Salzburgu  bleu sulmuesin e talentuar në vitin 2018. Sipas “Bild”, marrëveshja përfshinte një klauzolë që i garantonte klubit bavarez një përqindje të rëndësishme në rast rishitjeje të futbollistit.

Më konkretisht, Unterhaching thuhet se ka ruajtur 22.5% të vlerës së kartonit të lojtarit. Duke qenë Dortmundi do të derdhë në arkat e Salzburgut rreth 30 milionë euro plus bonuset, klubi i nivelit të katërt do të arkëtojë rreth 7 milionë euro. Një shumë e madhe për një skuadër që militon në kategorinë inferiore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat