Juventusi dhe Arsenali përgatisin shkëmbimin e mesfushorëve

Futboll

Juventusi dhe Arsenali përgatisin shkëmbimin e mesfushorëve

Më: 10 maj 2022 Në ora: 17:51
Juventusi dhe Arsenali përgatisin shkëmbimin e mesfushorëve

Juventusi dhe Arsenali përgatisin shkëmbimin e mesfushorëve!

Juventusi e ka ndjekur që në kohët që luante me Atletikon e Madridit, por Tomas Partej me sa duket nuk ka dalë kurrë nga moda në Torino, aq më tepër tani që është rikthyer edhe trajneri Alegri.

Dhe sipas burimeve të së përditshmes “AS”, gazetarët spanjollë kanë indicie se “Zonja e Vjetër” është rikthyer në sulm për mesfushorin aktual të Arsenalit, me “Topçinjtë” që me sa duket janë të gatshëm edhe për të dëgjuar ofertën.

Madje, po të ishte për trajnerin Mikel Arteta, ai do të aprovonte operacionin për një shkëmbim kokë më kokë me Adrien Rabionë, por ndërkohë nga Torino kanë ofruar si alternativë brazilianin Artur Melo, i cili gjithashtu ka mjaft pëlqime në “Emirates”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat