Ibra ka ndryshuar mendje

Futboll

Ibra ka ndryshuar mendje

Më: 7 maj 2022 Në ora: 18:56
Ibra ka ndryshuar mendje

Zlatan Ibrahimoviç ka ndryshuar mendje se kush është më i mirë mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Në një intervistë për ESPN, Ibrahimoviç vlerësoi mentalitetin e Cristianos.

“Nuk kam parë kurrë një lojtar me mentalitetin e Ronaldos”, tha Ibrahimoviç.

“Ai e ka dëshmuar veten në tre ligat më të vështira në botë. Ndërkohë, disa lojtarë nuk mund të shkëlqejnë as në një nga ligat më të këqija si Ligue 1”.

Këtu Ibrahimovic po ngacmon qartë Messin. Sidoqoftë, lëndimi i Messit dhe lufta kundër Covid-it i kanë kufizuar performancat e tij këtë sezon.

Messi luajti vetëm 31 ndeshje, por megjithatë mori pjesë në 22 gola (9 gola, 13 asistime).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat