Lloga: Voska Sport do luaj në ndeshjen e balotazhit të 22 majit 

Futboll

Lloga: Voska Sport do luaj në ndeshjen e balotazhit të 22 majit 

Më: 7 maj 2022 Në ora: 12:21

Në prag të takimit (sot, 17.00) derbi të javës së 26-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut, grupi i Perëndimit, Voska e Ohrid luan kundër Besës së Dobërdollit. 

Futbollisti i Voskës, Altin Lloga, për faqen zyrtare të klubit ka thënë se pret fitore.

Sulmuesi i krahut, thotë se e njeh mirë ekipin e Besës së Dobdërdollit dhe beson se do të luajnë në ndeshjen e balotazhit me 22 maj.

“Mendoj se kemi ekipin më të mirë në ligë. Një ndeshje e humbur nuk e shfaq pasqyrën e vërtetë të ekipit. Me Vardarin mendoj se ishim kundërshtarë më i mirë, megjithatë në fund pikët i takuan Vardarit. Ne jemi të fokusuar në punë dhe të gjithë besojmë se do luajmë në ndeshjen e “play-off” me datë 22.

Dhe këtë do ta bëjmë që sot, kur për kundërshtarë do kemi një ekip shumë cilësor që ka bërë paraqitje shumë të mira në pranverë.

E njohë mirë ekipin e Besës dhe besoj se do jetë një ndeshje e luftuar, por në fund shpresojmë që pikët të ngelin në Ohër. Kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit ne terrenin vendas, ashtu që të njëjtën duam ta mbyllim me fitore, me të cilën do i gëzojmë tifozët tanë besnik”, tha Lloga.

Tabela: Sileksi 65 pikë, Voska 55, Vardari 52, Teteksi 35, Gostivari 33, Besa 32, Ohrid 28, Korabi 26, Veleshta 17, Kadino 6 pikë.

Ndeshjet e javës së 26-të, ora 17.00

Voska - Besa
Vardari - Sileksi
Teteksi – Korabi
Gostivari – Ohrid
Kadino - Veleshta

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat