Çmimet stratosferike të biletave të fluturimeve nga Roma për finalen në Tiranë

Futboll

Çmimet stratosferike të biletave të fluturimeve nga Roma për finalen në Tiranë

Më: 6 maj 2022 Në ora: 16:20
Çmimet stratosferike të biletave të fluturimeve nga Roma për finalen në Tiranë

Roma dhe Fejnordi do të jenë ekipet e para që luajnë finalen e kompeticionit më të ri europian, Liga e Konferencave, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë, më 25 maj.

Roma do të ketë në dispozicion 6 mijë bileta, 166 prej të cilave janë përzgjedhur nga vetë klubi për tifozët që ishin pjesë në humbjen turpëruese 6-1 të ekipit në Norvegji përballë Bodo/Glimt.

Pjesa tjetër e biletave do të përzgjidhet nga një kompeticion i bërë nga klubi verdhekuq, me 5 mijë persona që janë bërë pjesë e këtij turneu deri më tani.

Gjithashtu ka disa tifozë që e kanë prerë biletën për në Tiranë, që të ndjekin skuadrën e tyre të zemrës.

Siç bënë me dije media italiane, “Corriere dello Sport”, çmimet e fluturimeve nga Roma në Tiranë kanë kapur një shifër stratosferike, të cilat shkojnë në më shumë se 400 euro.

Gjithashtu, ajo thekson dhe se biletat nuk do të jenë në shitje për një kohë të gjatë, kështu që tifozët duhet të mendojnë dhe për një udhëtim të gjatë me makinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat