Barcelona fiton ndaj Mallorca-s dhe kalon në pozitën e dytë

Futboll

Barcelona fiton ndaj Mallorca-s dhe kalon në pozitën e dytë

Nga: K. Goca Më: 1 maj 2022 Në ora: 22:50
Barcelona fiton ndaj Mallorca-s dhe kalon në pozitën e dytë

Barcelona me tre pikë të reja kalon në pozitën e dytë në kampionatin spanjoll. 

Katalunasit shënojnë fitore me rezultat 2:1 ndaj Mallorca-s, në takimin e javës së 34-të.

Mysafirët u përpoqën të befasojnë por këtë nuk e lejuan djelmoshat e trajnerit Xavi.

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, mungoi në këtë sfidë për Mallorca-n, për shkak të kartonëve. 

Për Barcelonën shënuan Depay (25') e Busquets (54') dhe për Mallorca-n Raillo (79').

Barcelona është në vend të dytë me 66 pikë e Mallorca në të 16-tin me 32.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat