Kapiteni i Liverpoolit: Na mori nga dhoma e hotelit

Futboll

Kapiteni i Liverpoolit: Na mori nga dhoma e hotelit

Më: 27 prill 2022 Në ora: 13:09
Kapiteni i Liverpoolit: Na mori nga dhoma e hotelit

Kapiteni Jordan Henderson ka një çështje personale në gjysmëfinalen e sotme në “Anfield”. Jo direkt me Villarealin, por me trajnerin Unai Emeri.

Mesfushorit të Liverpulit i djeg ende ajo humbje në finalen e Ligës së Europës 6 vite më parë kundër Sevijes, që atëherë drejtohej nga trajneri i sotëm i “Nëndetëseve të verdha”.

Anglezët u mundën 3-1 në fund të sezonit të parë të Jyrgen Klopit në stol. Në konferencën për shtyp përpara duelit të sotëm, Henderson tregoi se si gjermani e thërriti skuadrën në barin e hotelit pas disfatës për të “harruar” disi zhgënjimin nën efektin e alkoolit.

“U ktheva në dhomën time të hotelit të shtrihesha, por trajneri na kërkoi të zbrisnim të gjithë poshtë dhe ta kalonim natën së bashku. Ai e dinte se çfarë do të vinte në vitet në vijim.

Na foli për nisjen e diçkaje speciale. Sapo kishim humbur finalen e Ligës së Europës dhe ishte e vështirë të mendoje për të ardhmen, por Klop ishte ndryshe. Ai e dinte që ky ishte vetëm fillimi dhe ia përktheu këtë lojtarëve”.

Tri vite pas zhgënjimit në Bazel, 30- vjeçari ngriti Champions-in. Dhe 1 vit më vonë “Reds”-at i dhanë fund pritjes 30-vjeçare pa fituar Premier Ligën. Henderson thotë se ai ndjeu diçka speciale në horizont kur Klop mori drejtimin e stolit në tetor 2015:

“Ndjeva se do të ndodhte diçka speciale sapo erdhi trajneri. Solli entuziazëm që ngriti gjithë klubin”. Këtë sezon Liverpuli do të kërkojë trofeun e 7-të të kampiones së kontinentit, por kapiteni konfirmoi mesazhin e trajnerit se Vijareali nuk duhet nënvlerësuar pas leksioneve që mësoi Juve dhe Bajerni:

“Ata janë një skuadër e mirë. Mundën Juven e Bajernin dhe kanë një trajner me përvojë. Kështu që një test me të vërtetë i vështirë, siç do të ishte çdo gjysmëfinale Champions-i. Ne duhet të jemi në formën tonë më të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat