Liria fundos Trepçën! Besa as në tokë as në qiell

Futboll

Liria fundos Trepçën! Besa as në tokë as në qiell

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2022 Në ora: 16:17
Liria fundos Trepçën! Besa as në tokë as në qiell

Liria e Prizrenit “blindon” pozitën e dytë, ndërsa Trepça e Mitrovicës fundoset në renditjen e Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

Liria i shkakton humbje të rëndë (3:0) rivalit të vjetër Trepçës.

Besa e Pejës mposhtet si vendas me 1:0 nga Rahoveci. Besa as në tokë as në qiell.

Trepça ‘është në pozitën e parafundit me 26 pikë e Besa e fundit me 25, dy skuadra me traditë po rrëshqasin drejt ligës së dytë, katastrofë e madhe.

Trepça '89 kryeson me 51 pikë, pasojnë Liria 41, A&N 33, Phoniex 32, Vëllaznimi 32, Rahoveci 30, Istogu 28, Drenasi 28, Trepça 26 dhe Besa 25.    

Rezultatet

Besa - Rahoveci        0:1 
Liria - Trepça             3:0
Trepça ‘89 - Istogu      0:0
Phoenix - Vëllaznimi   1:1
Drenasi – A&N 1:0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat