Verratti shkruan historinë

Futboll

Verratti shkruan historinë

Më: 24 prill 2022 Në ora: 12:33
Verratti shkruan historinë

Askush si marco Verratti në Ligue 1. Titulli i dhjetë i fituar nga Paris Saint-Germain e lejon mesfushorin italian të bëhet futbollisti më fitues në historinë e kampionatit francez.

Janë plot tetë Ligue 1 të fituara nga futbollisti italian, i cili tani kryeson një renditje me të vërtetë speciale. Këtë e ka nënvizuar vetë klubi francez me një komunikatë në faqen zyrtare.

Nuk ka asnjë si Verratti në Francë, me 8 kampionate të fituar. Italiani ka lënë mbrapa lojtarë të kalibrit të Juninho, Thiago Silva, Marquinhos Coupet, Govou, Larque dhe Revelli, të gjithë të ndalur në 7 tituj.

PSG, me titullin e 10-të, është tani klubi që ka fituar më shumë bashkë me Saint-Etienne dhe do të mund të shfaqë më në fund në fanellë yllin.

Mesfushori italian ka fituar kampionatet në 2013, 2014, 2015, 2016, 2018, 2019, 2020, 2022. Jemi të sigurt se dëshira e tij për të fituar është akoma e madhe.

E vetmja njollë në mbrëmjen e titullit për parisienët ka qenë protesta e tifozëve, të cilët janë akoma të zhgënjyer nga eliminimi në Champions kundër Real-it dhe janë larguar nga stadiumi për të festuar në rrugë dhe jo me skuadrën.

“Nuk e kuptoj qëndrimin e tyre, ne provojmë gjithmonë të fitojmë, e bëjmë me zemër. Jemi njerëz normalë,. mund të kalojmë momente të bukura dhe të shëmtuara”, ka thënë Verrati pas ndeshjes.

“Jemi të parët që duam të fitojmë gjithçka. E di se ishin të zhgënjyer për humbjen kundër Real Madrid, por në një moment duhet të vazhdosh përpara me jetën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat