Xavi flet për të ardhmen e De Jong

Futboll

Xavi flet për të ardhmen e De Jong

Më: 23 prill 2022 Në ora: 17:22
Xavi Hernandez dhe De Jong

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur për të ardhmen e Frenkie de Jong, pas spekulimeve për një transferim të mundshëm drejt Manchester United.

De Jong ka kontratë me Barcën deri në qershor të vitit 2026, por disa lajme njoftonin se ai në fund të sezonit do të kalojë te Manchester United.

Në lidhje me këto lajme ka reaguar edhe trajneri i Barcelonës, Xavi.

Ai ka thënë se nuk ka folur me lojtarin në lidhje me të ardhmen e tij, por ai duhet të vazhdojë këtu.

“Nuk kam folur me të për të ardhmen e tij. Ai po luan në një nivel shumë të mirë dhe duhet të vazhdojë këtu”, tha Xavi.

Trajneri gjithashtu tha se norvegjezi është një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin e tij.

“Nëse do të ishte në dorën time, do të vazhdoja këtu edhe për shumë vite, ai është i rëndësishëm dhe mund të shënojë një epokë këtu”, vazhdoi ai.

De Jong është një lojtar mjaft i përdorur nga Xavi, ai ka gjithsej 42 paraqitje me blaugrana duke shënuar katër gola dhe dhuruar pesë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat