Kampioni aktual evropian synon fitore

Futboll

Kampioni aktual evropian synon fitore

Më: 20 prill 2022 Në ora: 15:16
Kampioni aktual evropian synon fitore

“Citizens” e humbën pozitën e liderit mbrëmë pas fitores së Liverpoolit ndaj Machsester United, 4:0.

Kështu, “Reds” e morën përkohësisht bajrakun në kampionatin anglez pas formës së jashtëzakonshme nëpër të cilën po kalojnë.

Por, trupa e Pep Guardiolës do të mundohet ta mposht sonte Brightonin, në ndeshjen që do të fillojë në orën 21:00, për ta rimarrë kreun e tabelës në Premierligë.

Aktualisht, kampioni anglez i ka dy pikë më pak se Liverpooli, por edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Një tjetër ndeshje interesante sonte do të jetë ajo në mes të Chelseat me Arsenalin.

Kampioni aktual evropian synon fitore për ta “blinduar” pozitën e tretë në tabelë.

Kurse, “Gunners” po ashtu i duan tri pikë për t’iu afruar edhe më shumë Top 4, i cili çon në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat